Vërshimet, disa familje në Drenas mbesin të ngujuara gjithë ditën

Kosova

Vërshimet, disa familje në Drenas mbesin të ngujuara gjithë ditën

Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa komuna janë përmbytur. Ndërsa komuna e Drenasit duket më e prekura.

Disa familje në fshatin Poklek kanë mbetur të ngujuara që nga mëngjesi, ndërsa ekipet emergjente komunale po mundohen tu dalin në ndihmë qytetarëve të prekur.

Hajriz Dobra nga fshati Verbovc bashkë me djemtë e tij ka shkuar që të ndihmojë vajzën e cila me bashkëshortin dhe fëmijët kishin mbetur të ngujuar.

Zonat më të prekura janë qendra e qytetit, Komorani si dhe fshatrat përreth shtratit të lumit ‘Drenica’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat