Një çift i moshuar bllokohet nga uji në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit

Kosova

Një çift i moshuar bllokohet nga uji në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Një burrë dhe grua të shtyrë në moshë kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre në Kozmin të Fushë Kosovës derisa fqinjët e tyre më herët kishin lëshuar shtëpitë.

Por, zjarrfikësit kanë reaguar me kohë dhe i kanë zhvendosur në një shtëpi që është më larg lumit Sitnica i cili ka dalë nga shtrati.

Zjarrfikësi Nehat Berisha ka thënë se çifti, që janë nga minoritetet, tashmë janë të sigurt.

Njëri prej tyre është edhe me sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat