Malisheva vazhdon të mbetet zonë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së Covid-19

Kosova

Malisheva vazhdon të mbetet zonë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së Covid-19

Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Territori i Komunës së Malishevës, bazuar në kategorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, do të vazhdoj të mbetet zonë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së covid-19, apo zonë e gjelbër, sa i përket kësaj situate.

Ministria e Shëndetësisë, kategorizimin e bën duke u bazuar në numrin e rasteve të prekura me covid, brenda një jave.

Bazuar në këtë kategorizimin, operatorët ekonomik, lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00.

Ndërsa pas kësaj, vetëm gastronomia lejohet të punoj me sistemin “merr me vete” apo me “porosi”, ndërsa nuk ka ndalim të qarkullimit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat