Kryetari i Klinës mohon se asfalti i dëmtuar nga vërshimet ishte nën mbikëqyrjen e tyre: Prokurimi u udhëhoq nga Malisheva

Kosova

Kryetari i Klinës mohon se asfalti i dëmtuar nga vërshimet ishte nën mbikëqyrjen e tyre: Prokurimi u udhëhoq nga Malisheva

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:51
Foto

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka mohuar se procedura e prokurorimit për punimet në asfaltimin e rrugës së bërë copë-copë nga vërshimet, u krye nga kjo komunë.

”Nuk është e vërtetë. Procedura e prokurimit është udhëhequr nga Komuna e Malishevës. Ne nuk kemi të bëjmë asgjë lidhur me këtë. Është një pjesë që lidh fshatrat por është në mbikëqyrjen e Komunës së Malishevës”, ka thënë ai.

Ky reagim i tij vie, për të parë rreth cilësisë së materialit dhe punimeve që janë kryer në segmentin Rudë-Sferkë, asafalti i së cilës u bë copë nga vërshimet.

”Ajo është një proces që mund të ndodhë. Ka pasur reshje intenzive, rruga është kryer qe një vit e gjysmë dy”, deklaroi tutje Elezaj mbi situatën e krijuar pas vërshimeve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat