Që nga e hëna, gati tre mijë të shëruar nga koronavirusi, 31 të vdekur

Kosova

Që nga e hëna, gati tre mijë të shëruar nga koronavirusi, 31 të vdekur

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:42
Foto Ilustrim

Në Kosovë ka shënuar ngritje drastike numri i të shëruarve me koronavirus përgjatë kësaj jave. Që nga e hëna, deri të shtunën, në vend janë shëruar 2,978 persona prej virusit korona.

Madje, në gjashtë ditët e fundit, numri i të shëruarve ka qenë çdoherë më i lartë sesa i infektuarve.

Vetëm përgjatë 24-orëshit të fundit të së shtunës, në vend janë raportuar 613 të shëruar dhe 259 të infektuar me koronavirus, sipas IKSHPK’së.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535”, thuhet në komunikatën e sotme të lëshuar nga ky institut.

Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të jetëve të humbura si pasojë e Covid-19, kjo shifër ka shkuar në 31 që nga e hëna deri të shtunën.

Vetëm përgjatë ditës së sotme, janë raportuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e virusit.

Në mesin e të vdekurve nga koronavirusi përgjatë kësaj jave ishte edhe instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat