Rrëzohen shtyllat elektrike në fshatin Brezne të Dragashit, rrezikohen qytetarët

Kosova

Rrëzohen shtyllat elektrike në fshatin Brezne të Dragashit, rrezikohen qytetarët

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti keq që është duke zotëruar këto ditë në Kosovë, është duke shkaktuar dëme të mëdha nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës, në fshatin Brezne të Dragashit janë dëmtuar  shtyllat elektrike.

Ato  tashmë po shkaktojë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Banorë të këtij fshati kanë publikuar fotot me shtyllat e rrëzuara dhe kanë kërkuar nga bashkëfshatarët e tyre që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat