Reshjet e shiut, vërshohet magjistralja Ferizaj-Prishtinë

Kosova

Reshjet e shiut, vërshohet magjistralja Ferizaj-Prishtinë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:43
Vërshohet magjistralja Ferizaj-Prishtinë

Reshjet e shiut gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Gjatë ditës së sotme magjistralja Ferizaj-Prishtinë është vërshuar nga të reshurat e shiut.

E gjithë kjo ka shkaktuar dhe po vazhdon të shkaktojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, të cilat detyrohen që të shfrytëzojnë pjesët anësore të rrugës për të kaluar pjesën e cila është vërshuar.

Në disa fotografi të publikuara së fundi shihet qartë se si është katandisur kjo pjesë e magjistrales, shumë të frekuentuar në vend.

Kjo magjistrale është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe sipas qytetarëve ndërrimi i shpeshtë i qeverisjes, ka bërë që projekti i paraparë për këtë rrugë të shtyhet dhe të mos fillojë asnjëherë.

Image

Edhe në kohën e Qeverisë Hoti u aktualizua kjo çështje duke thënë se kjo pjesë e rrugës do të bëhet me katër korsi deri te hyrja e autostradës, por që ende s’është bërë asgjë në këtë drejtim.

Të gjithë qytetarët të cilët e kanë me patjetër të kalojnë në këtë anë, duhet të kenë kujdes të shtuar.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat