Reshjet e shiut bllokojnë rrugët regjionale Drenas-Obiliq-Prishtinë

Kosova

Reshjet e shiut bllokojnë rrugët regjionale Drenas-Obiliq-Prishtinë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Drenasit ka njoftuar se rruga regjionale Drenas-Obiliq është e bllokuar.

Sipas komunës, bllokimi i kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të shumta.

“Rruga regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.

Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është përkohësisht e bllokuar e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat