Lladrovci formon Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit

Kosova

Lladrovci formon Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:34
Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr vendim për formimin e Qendrës Operative Emergjente.

Për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut, me ç’rast ka pasur edhe vërshime në disa zona, Kryetari Lladrovci në mbledhjen e mbajtur të bordit ka marr vendim për formimin e Qendrës Emergjente.

Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, QKMF, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS, FSK, shërbimi i Zjarrfikësve.

Qendra Operative ka për obligim të monitoroj gjendjen në Komunën e Drenasit pas gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Qendra Operative çdo veprim duhet të ndërmarr në përputhje me Planin Operativ Emergjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat