Elezaj vizitoi zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës

Kosova

Elezaj vizitoi zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:54
Elezaj vizitoi zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës

Komuna e Klinës njofton qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, në disa vende ka vërshime.

Disa rrugë janë bërë të vështirë të kalueshme, prandaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët. Po ashtu, vërshime ka edhe nëpër shtëpi banimi në disa zona.

Për të parë situatën nga afër, që nga mëngjesi ka dalur në teren kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit, Lorenc Marleku, ku kanë vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.

Komuna në bazë të kapaciteteve të veta ka ndërmarrë masa për intervenim në zona të vërshimeve, por situata është vështirësuar në disa pjesë.Komuna e Klinës kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët që ta tejkalojmë këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat