Lladrovci viziton zonat e vërshuara

Kosova

Lladrovci viziton zonat e vërshuara

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:27
Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në terren

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.

Kryetari Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

Deri më tani janë evakuuar 6 familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët.

Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat