Hoti dhe Lladrovci vizituan disa zona të komunës së Drenasit të prekura nga vërshimet

Kosova

Hoti dhe Lladrovci vizituan disa zona të komunës së Drenasit të prekura nga vërshimet

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:14
Abdullah Hoti dhe Ramiz Kelmendi

Ditët e fundit reshjet në vendin tone nuk kanë të ndalur, andaj kanë shkaktuar edhe vërshime.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar Drenasin, një nga komunat e prekura nga vërshimet.

Atje së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci, ka pare nga afër zonat ku ka më së shumti vërshime.

“E njoftova kryeministrin Hoti me angazhimin tonë që nga dita e parë e vërshimeve, duke krijuar Shtabin lokal emergjent dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve lokale në përballimin e situates”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot, me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e mbrojtjes, Anton Quni dhe gjeneralin Cikaqi, kemi vizituar disa zona të komunës së Drenasit, ku ka vërshime, pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit.

E njoftova kryeministrin Hoti me angazhimin tonë që nga dita e parë e vërshimeve, duke krijuar Shtabin lokal emergjent dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve lokale në përballimin e situatës.

E falënderova Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes dhe gjeneralin Cikaqi, për përkushtimin e tyre në këto ditë të vështira të vërshimeve në komunën tonë, duke u zotuar se do të bëjmë krejt çka është në mandatin dhe mundësinë tonë për minimizimin e dëmeve dhe normalizimin e gjendjes pas vërshimeve.

Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit.

Po ashtu nga Ministria e Mbrojtjes kemi tashmë konfirmimin se kërkesa jonë për ndërtimin e një ure të përkohshme në fshatin Dobroshec është pranuar dhe adresuar në Shtabin e Përgjithshëm, ku së shpejti do të bëhet vlerësimi i vendit dhe situatës për montimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat