Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Kosova

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:24
Klinika Infektive

Ka arritur në 53 mijë e 982 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 206 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 53 mijë e 982 numrin ë përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë e Lipjan.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 982 raste nga 198 mijë e 342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 383 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46 mijë e 648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 951.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat