Bulliqi vizitoi fshatrat Dumosh dhe Bellopojë, të përfshira nga vërshimet

Kosova

Bulliqi vizitoi fshatrat Dumosh dhe Bellopojë, të përfshira nga vërshimet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:57
Pamje nga vizita

Për të përcjellë situaten e krijuar pas vërshimeve, të cilat ndodhën ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha, kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot disa lokalitete të prekura nga këto vërshime.

Gatë vizitës në fshatrat Bellopojë dhe Dumosh, kryetari Bulliqi është interesuar për dëmet që u janë shkaktuar banorëve nga vërshimet dhe për nevojat që janë shfaqur.

Kryetari tha se sot gjendja është stabile dhe tashmë uji në shumë vende është kthyer në shtretërit e lumenjve.

Kryetari Bulliqi tha se bazuar në vizitat dhe raportimet nga tereni është konstatuar se ekzistojnë disa faktorë që kanë ndikuar të shkaktohen vërshimet.

“Bazuar në informacionet e terenit, krahas daljes nga shtrati të përrockave dhe rritjes së nivelit të lumenjve, vërshime janë shkaktuar edhe si pasojë e ngushtimit të shtretërve të tyre dhe nga mbyllja e kanaleve të ujërave atmosferike”, tha kryetari Bulliqi

Kryetari Bulliqi tha se në disa fshatra janë vërshuar tokat bujqësore si pasojë e ujërave sipërfaqësore të grumbulluara nga reshjet e shumta.

“Si komunë do të ndërmarrim masa që të intervenohet në sanimin e kanaleve të mbyllura atmosferike dhe në vendet ku janë ngushtuar shtretërit e lumenjve dhe përroskave”, tha kryetari Bulliqi gjatë vizitës në këto fshatra.

Ndërsa, Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, i ngritur nga komuna e Podujevës, është në terren dhe po merret me evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare dhe në tokat bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat