Rajoni i Përdrinisë i trasuar nga “tërbimi” i lumejve Toplluha dhe Drini i Bardh

Kosova

Rajoni i Përdrinisë i trasuar nga “tërbimi” i lumejve Toplluha dhe Drini i Bardh

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 13 janar 2021 Në ora: 12:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Piranë aty ku dy ditë më parë është zhvillua beteja me ujin. Sasia e madhe e reshjeve të shiut e ka bërë që disa lumenjë në vend të fryhen e të dalin nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.

Dalja nga shtrati e lumejve Dirini i Bardh dhe Toplluha në Rajonin e Përdrinisë është bërë problematike, duke shkaktuar përmbytjen e tokave, shtepive të banuara dhe të bisneseve në gjithë gjatësinë e tij në rajonin e Përdrinisë. Gjatë vërshimeve u përmbyten shtëpi të banuara, me dhjetra hektar tokë bujqësore e bisnese të fshatrave të rajonit të Përdrinisë.

Si pasojë e vërshimeve, uji ka depërtuar nëpër objekte banimi në një pjesë të këtij lokaliteti afër rrugës magjistrale Prizren- Gjakovë, ndërsa ka mbytur edhe bagëti të imëta të blegtorëve në stallën ku i mbanin ato. Banorët janë detyruar të evakuohen dhe të strehohen në objekte tjera banimi, ndërsa dëmet në amvisëri dhe të elektroshtëpiakëve janë të shumta.

Realiteti i kësaj situate të rënd, nuk është i panjohur për strukturat përgjegjëse si Bordi i Kullimit dhe pushteti vendor. Në situata emergjente ata mblidhen dhe e vizitojnë këtë rajon duke propozuar zgjidhje të çastit por asnjëherë përfundimtare. Nëse reagohet tash zgjidhjet janë me kosto më të ulët, ndërsa nesër kostot do të jenë shumë të larta në mos të pamundura. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materje fekale që paraqesin rrezik potencial për shpërthime epidemike të sëmundjeve ngjitëse.

Ky shkrim pretendon të sensibilizoj opinionin publik por edhe të zgjoj ndjenjën e detyrës të atyre që paguhen edhe me taksat e banorëve të kësaj zone. Por ajo që ende të bën përshtypje është fakti që vetëm “Tërbimi i lumejve“ e zgjon nga gjumi burokracinë e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Sepse kërcnimi i vërshimeve vazhdon me gërryerje që sot po kanos të gjithë vendbanimet dhe fushën e Përdrinisë përgjatë lumit Toplluha. Pasi që sa herë ka reshje të shpeshta të shiut, banorët e këtij rajoni përballen me vështirësi të shumta. Si rezultat i devijimit të shtratit të lumit është gjendja më e keqe e krijuar nga kompanitë ilegale që shfrytëzojnë resurset e rërës dhe zhavorrit pa leje dhe kritere në të cilën Kosovës do t’i kushtojë shumë. Si pasoj e këti shfrytëzimi, shtrati i Drinit të Bardh dhe Lumit Toplluha është shkatërruar nga firmat e seperacioneve të nxjerrjes së zhavorrit pa kurrfarë kontrolli, por edhe vetë qytetarët që ua kanë shitur tokat e tyre për përfitime për nxjerrjen e zhavorrit.

Është mirë që institucionet shtetërore të Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë nga mekanizmat shtetërorë për kontrollin e gjendjes dhe parandalimin e gjithë atyre që bëjnë eksploatim të egër e të pakontrolluar të Drinit të Bardhë dhe të lumenjve tjerë. Por është pergjegjësi edhe e vet qytetarëve që bashkërisht të jenë ata që çdo ditë kujdesen për ambientin dhe mjedisin ku jetojmë, duke edukuar edhe gjeneratat e reja për mbrojtjen e natyrës sonë e veçanërisht ambientit natyror të regjionit jugor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat