Shembet ura në rrugën Kamenicë – Strezoc

Kosova

Shembet ura në rrugën Kamenicë – Strezoc

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:56
Shembet ura

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se është shembur një urë në rrugën Kamenicë – Strezoc si pasojë e vërshimeve nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës ditëve të fundit.

Në raportin ditor mbi gjendjen e rrugëve nacionale e atyre rajonale, Ministria njofton po ashtu se në disa rrugë ka pasur rrëshqitje të dheut e në disa të tjera është intervenuar duke hedhur kripë për shkak të temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit, në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë, ndërsa ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën Shipashnicë e Epërme – Desivojcë.

Janë liruar për qarkullim edhe shiritat për qarkullim në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.

Me daljen nga shtrati të lumit Sitnica, një pjesë e rrugës Prilluzhë-Mihaliq është mbyllur.

MI-ja thotë se për shkak të temperaturave të ulëta ka intervenuar me hedhje kripe në shumicën e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat