​Komuna e Kamenicës shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve

Kosova

​Komuna e Kamenicës shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, pas gjendjes së krijuar nga vërshimet e fundit, ka marrë vendim për shpallje të gjendjes emergjente.

Kastrati përmes këtij vendimi obligon Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në komunë.

Ekipet komunale dhe ekipet e zjarrfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve ku ka nevojë.

Për të gjithë qytetarët e Kamenicës që vazhdojnë të kenë problem nga vërshimet e fundit, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa pas orës 16:00 mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 045549182, në çdo kohë që kanë nevojë, thuhet në një komunikatë për media.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat