Konfirmohet nga VV në Besianë: Bogujevci, Haziri dhe Lahu kandidatë për deputetë

Kosova

Konfirmohet nga VV në Besianë: Bogujevci, Haziri dhe Lahu kandidatë për deputetë

Nga: A.SH Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:50
Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, ka konfirmuar se, kandidatët për deputetë nga Qendra e Besianës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu.

Mirëpo nga ky Këshill me shumicë votash u zgjodh edhe Kryesusi i Grupit të Asambleistëve në Besianë, Florent Hasani.

Njoftimi në Facebook:

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët për deputetë nga Qendra e Besianës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt. Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me shumicë votash zgjodhi edhe Kryesusin e Grupit të Asambleistëve në Besianë, z.Florent Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat