Pas reshjeve të shiut e borës, rritet niveli i ujit në Batllavë e Badovc

Kosova

Pas reshjeve të shiut e borës, rritet niveli i ujit në Batllavë e Badovc

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:37
Foto Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në faqen zyrtare ka treguar për gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, Batllava dhe Badovci.

“Niveli i ujit në të dy liqenet, pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë janë rritur mbi 3 metra.

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes.

Derisa niveli i ujit në Liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat