Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, merr pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Mediet mund të marrin pamje. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 09:30)

Komuna e Shtimes me rastin e 22-vjetorit të Masakrës së Recakut mban mbledhje përkujtimore. ( Kuvendi Komunal, ora 09:30)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, bëjnë homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:30)

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomsh Sunjog, do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit. (https://www.youtube.com/user/EuropeanUnionKosovo/videos, ora 11:00)

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, mban konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 11:00)

Në Krushë shënohet Dita e gjenocidit serb kundër popullit shqiptar. (Kompleksi Memorial, ora 11:00)

Kryetarit i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, 13:30)

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me rastin e 22-vjetorit tw Masakrws sw Reçakut fton tw gjithw qytetarwt të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. (Ora 20:00)

Shoqata e artistëve Figurativ “Zef Kolombi” organizon Koloninë Artistike “ArsFer” në Ferizaj. Kolonia zgjatë tre ditë dhe mbahet më 15,16 dhe 17 Janar 2021 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat