U mbajt diskutim publik me kryetarët e këshillave të fshatrave

Kosova

U mbajt diskutim publik me kryetarët e këshillave të fshatrave

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:28
U mbajt diskutim publik me kryetarët e këshillave të fshatrave

Është mbajtur sot diskutimi publik, me kryetarët e këshillave të fshatrave, lidhur me propozim rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Vitisë.

Zyrtari komunal nga zyra ligjore Burim Sadiku, bëri ti ditur se kjo rregullore ka për qëllim organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet e vendbanimet, themelimin e këshillave lokale, kompetencat dhe përgjegjësit e tyre.

Përfaqësuesit e fshatrave, prezent të këtë takim, parqitën vërejtje dhe i dhanë sygjerimet e tyre rreth harmonizimit të kësaj propozim rregulloreje, ndër të cilat edhe ajo që parashihet të bëhet kompenzimi për 6 mbledhje brenda vitit, e që shumë e përcaktuar u kritikua nga ata.

Gjithashtu u kërkua që të fuqizohet roli i këshillave të fshatrave, respektivisht kryetarit të këshillit, për marrje të masave për ata anëtar të cilët nuk vijnë në takime për disa mbledhje me radhë, në mënyrë që të zëvendësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat