Shoqata kërkon të hetohen grabitjet e bankave

Kosova

Shoqata kërkon të hetohen grabitjet e bankave

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Më datë 12 janar është grabitur një bankë komerciale nga një person i armatosur duke tronditur stafin dhe klientët e bankës dhe duke kërcënuar ata me armë zjarri.

Kjo vepër kriminale vjen pas një varg sulmesh kriminale që sektori bankar  ka pësuar nga grupe dhe persona të cilët ende mbesin në arrati dhe për të cilët nuk ka ndonjë informacion se të njëjtit janë identifikuar apo arrestuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Veprimtaria e sektorit bankar në Kosovë është duke u cenuar rëndë me këto veprime dhe se situata e sigurisë për këtë sektor ka arritur në nivelet më të ulëta që kemi parë ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara në ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e prokurorisë të jenë më të përkushtuara në nxjerrjen e këtyre rasteve para drejtësisë duke siguruar faktet e nevojshme për të shqiptuar dënime të ashpra të cilat do të dekurajonin këto sulme të cilat cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

Shoqata e Bankave të Kosovës bën të ditur që viti që lam pas ishte viti me më së shumti sulme të armatosura ndaj institucioneve bankare dhe se duhen masa dhe mobilizim shumë më i madh i institucioneve përkatëse për të ngritur nivelin e sigurisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat