UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

Kosova

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:31
UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

Në prag të fillimit të periudhës së dytë shkollor 2020/2021, Komuna e Vitisë, është furnizuar me pako higjienike për të gjitha shkollat e kësaj komune dhe atë nga organizata UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se ky donacion është shumë i mirëseardhur për këtë komunë në veçanti në kohën e pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.

“I falënderojmë donatorët për këto pako higjienike që do të shpërndahen në të gjitha shkollat e e komunës sonë.

Me të vërtetë pakot higjienike janë shumë të mirëseardhura pasi që gjendemi në kohën e pandemisë dhe kemi nevojë për mjete higjienike që do të ndikojnë në parandalimin e infektimit me virusin COVID-19 për nxënësit por edhe për gjithë personelin arsimor” u shpreh drejtori Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat