VV-ja e merr seriozisht “referendumin” e 14 shkurtit, shtohen thirrjet për vullnetare

Kosova

VV-ja e merr seriozisht “referendumin” e 14 shkurtit, shtohen thirrjet për vullnetare

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:40
Fitore Pacolli, VV

Fitore Pacolli, nga LV-ja, tha se i kujtohet kur në 2008 shumë shoqe dhe shokë të saj që ishin bashkë në studime në Londër kishin vendosur të lënin anash studimet e punën për një kauzë më të madhe.

Sipas saj, "ani pse nuk kishte të bënte direkt me shtetin e tyre ata kishin vendosur të bëheshin pjesë e një ndryshimi të mirë që pritej të ndodhte në Amerikë. Pjesë e ndryshimit që po fliste tërë bota. Unë përkundër dëshirës sime të madhe nuk kisha mundësi. Mijëra vullnetarë nga Evropa kishin mësyer Amerikën. Ata ishin frymëzim edhe për vet amerikanët". 

"2008 dhe 2020 po përsëritet tani në Kosovë. Qindra vullnetarë po vijnë në zyret e Lëvizjes. E përkundër pandemisë nuk po mungojnë as vullnetarët e shumtë nga mërgata. Lëvizja është rritur e fuqizuar nga puna e mijëra vullnetarëve", tha Pacolli nga LV-ja.

"Në 2019 ishin vullnetarët që nuk lanë derë pa trokitur e që ndihmuan fitoren e Lëvizjes. Ndërsa tani janë me mijëra që duan të bëhen pjesë e ndryshimit të madh për të cilin do të flas bota.  Bëhu vullnetar sepse këto nuk janë thjeshtë zgjedhje. Ky është referendum!", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat