3 të vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

3 të vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK, si dhe nga kontaktet me rastet në terren.

Për sqarimin e drejtë të opinionit, njëri nga të vdekurit, ka qenë i konfirmuar më herët me covid-19, ndërsa rasti i dytë është konfirmuar sot, sipas raportit të lëshuar, konfirmimi është bërë pas vdekjes, ndërsa rasti i tretë, asnjëherë nuk është i konfirmuar si person i prekur me covid-19.

Rastet e regjistruar sot, vijnë nga këto vendbanime: Temeqinë 6 raste, Malishevë 3 raste, Vërmicë dhe Banjë nga 2 raste, dhe nga 1 rast në Bellanicë, Dragobil, Drenoc, Gurbardh, Turjakë, Ngucat, Carrallukë dhe Lubizhdë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 628 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 39 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 96 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat