Shifra marramendëse e gjobave ndaj gastronomëve

Kosova

Shifra marramendëse e gjobave ndaj gastronomëve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Sektori i gastronomisë është një nga sektorët më të ndikuar nga pandemia.

E gjobat ndaj këtij sektori nuk ishin edhe të ulëta për shkelje të  masave të Qeverisë së Kosovës.

Deri më tani gjoba në vlerë 2.5 milionë euro janë shqiptuar ndaj hoteleve dhe lokaleve në Kosovë të cilat kanë thyer këto rregulla.

“Janë dënuar diku 5 mijë subjekte me gjoba prej 500 eurosh, dhe nëse llogaritet diku  2.5 milionë euro është shuma e përgjithshme”, ka thënë përfaqësuesi i gastronomëve, Arjan Vranica.

Ai thotë se nuk është në rregull që subjektet politike të mbajnë tubime në kundërshtim me masat anti-COVID.

“Këto tubime shpërfaqin vullnetin real të partive politike në luftimin e pandemisë, pasi që të dalin dhe të shfrytëzohen këto hapësira të cilat kanë qenë të ndalura me vendimin e qeverisë, sallat e dasmave në këtë rast, nuk është në rregull”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat