Masat anti-Covid: Komuna e Podujevës në Zonën e Kuqe, rikthehet kufizimi i lëvizjes

Kosova

Masat anti-Covid: Komuna e Podujevës në Zonën e Kuqe, rikthehet kufizimi i lëvizjes

Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:19
Ilustrim

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit dhe ka bërë rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të infektuarve.

Për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, Komuna e Podujevës sërish është kthyer në Zonën e Kuqe, që nënkupton kufizim të lëvizjes nga ora 21:30 deri në ora 05:00. Ndërsa, gastronomia mund të punojë deri në ora 21:30.

Apelojmë te qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat