3 të shëruar, 1 i vdekur dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

3 të shëruar, 1 i vdekur dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:22
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 11 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga IKSHPK në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontakt me rastet në terren.

Rastet e reja që janë regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 4 raste në Banjë, 2 raste në Carrallukë dhe nga 1 rast në Dragobil, Drenoc, Bellanicë, Malishevë dhe Balincë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Malishevë, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 639 raste, prej tyre 496 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 109 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat