Rugovasit thonë se ka dy javë që s’kanë rrymë, KEDS e mohon

Kosova

Rugovasit thonë se ka dy javë që s’kanë rrymë, KEDS e mohon

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:36

Banorët dhe bizneset në Rugovë të Pejës thonë se ka dy javë që po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Ndërsa, në KEDS thonë se nuk qëndron fakti që nuk kanë pasur dy javë.

Në Rugovë thonë se qindra biznese po dëmtohen, derisa qytetarët nuk po mund të bëjnë pushime.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, lidhur me këtë kanë thënë se për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të vështirë malor, është e vërtetë që konsumatorët janë ballafaquar me ndërprerje të kohë pas kohëshme të energjisë elektrike në atë pjesë.

“Ekipet kanë qenë në vazhdimësi atje. Madje javën e kaluar kemi dërguar ekipe edhe nga Prishtina dhe distriktet tjera që prishjet të sanoheshin sa më shpejtë. Ndryshe, konsumatorët kanë energji dhe nuk qëndron fakti që nuk kanë pasur dy javë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat