Dëmet nga vërshimet, Komuna e Drenasit kryen intervenime

Kosova

Dëmet nga vërshimet, Komuna e Drenasit kryen intervenime

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:53
Drenas

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Drenas ka intervenuar në vendet ku janë shkaktuar dëme si pasojë e vërshimeve.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar rrjedha të mëdha të ujit dhe vërshime në disa fshatra të komunës tonë.

Drejtoresha Lumnije Krapi thekson se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë vazhdimisht është ballafaquar me sfida dhe nevojën për intervenime të shpejta, por që në bashkëpunim me të gjithë akterët dhe qytetarë, janë tejkaluar me lehtë.

“Do të jemi pranë qytetarëve, me të gjitha kapacitetet tona, në të gjitha situatat dhe sfidat që na paraqiten. Bashkë me ju ia dalim”, ka thënë Krapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat