Shtabi për situata të jashtëzakonshme mban mbledhjen e tij jo të rregullt

Kosova

Shtabi për situata të jashtëzakonshme mban mbledhjen e tij jo të rregullt

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Në bazë të shkresës zyrtare të Ministrisë së për administratë shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale lidhur me formimin e Punktit për imunizim masiv të popullatës lokale, Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës të dielën më datë 17 janar 2021 me fillim në ora 12:00, mbajti mbledhjen e tij jo të rregullt.

Pikat e rendit të ditës ishin:

1. Formimi i punktit për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës kundër Covid-19

2. Të ndryshme

Në bazë të kompetencave dhe kushteve të përcaktuara nga ana e Ministrisë, lidhur me formimin e Punktit për imunizim (vaksinim) masiv të popullatës, pas diskutimeve të anëtarëve të Shtabit, unanimisht si Punkt për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës u caktua holli i objektit të Shtëpisë së kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë, si lokacion adekuat dhe që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara nga ana e Ministrisë për ushtrimin e këtij organizimi.

Ky punkt do të imobilizohet dhe do të jetë i gatshëm për funksionim nga data 25 janar 2021.

Sa për informim të qytetarëve, procesi i vaksinimit do të bëhet në faza dhe do të realizohet sipas grupeve të caktuara, si në vijim:

I) stafi shëndetësor

II) personat mbi moshën 75 vjeçare

III) personat në moshën 60 - 74 vjeçare (të sëmurët kronik), që janë të rrezikuar

IV) të gjitha grupmoshat.

Përmes platformës online të eUprava, qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për vaksinim vullnetar, ku njëkohësisht e kanë mundësinë e përzgjedhjes së llojit të vaksinës, ja lidhjen përkatëse: https://imunizacija.euprava.gov.rs/#novaprijava

Nga ana a e Shtëpisë së shëndetit tashmë janë formuar ekipet shëndetësore për mbarëvajtjen e procesit të imunizimit anti-Covid, ku pushteti lokal do të jetë mbështetës i tërë këtij procesi.

Për çdo informatë lidhur më këtë çështje, qytetarët e komunës sonë do të njoftohen me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat