Gjysmëvjetori i dytë shkollor me kapacitete të shtuara

Kosova

Gjysmëvjetori i dytë shkollor me kapacitete të shtuara

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:50
Sokol Haliti

Jemi të lumtur që nesër mund të mirëpresim kthimin e nxënësve dhe personelit arsimor, për të filluar pjesën e dytë të këtij viti shkollor.

Gjithçka është në rregull, sa i përket aspektit teknik dhe operacional. Shkollat janë gati të presin kthimin e nxënësve, pas pushimit dimëror, të zgjatur shkaku i gjendjes me pandemi.

Përveç pajisjes me mjete higjienike dhe mbrojtëse nga Covid-19, përmes Drejtorisë së Arsimit, të gjitha shkollat, i kemi pajisur edhe me mjete konkretizimi-88 laptopë dhe 82 projektorë.

Poashtu, jemi të lumtur që nesër, infrastrukturës shkollore të komunës sonë, do t’i shtohen kapacitetet- në Drobesh, do ta bëjmë hapjen e godinës së re me hapësira moderne për mësim.

Nxënësve iu urojmë shëndet të plotë dhe rezultate sa më të mira.

Njëkohësisht, falënderoj nxënësit dhe prindërit për bashkëpunim në respektimin e masave antiCovid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat