Hoxhaj: Përkrahja e programit tonë për Rimëkëmbjen po rritet në çdo qytet e fshat

Kosova

Hoxhaj: Përkrahja e programit tonë për Rimëkëmbjen po rritet në çdo qytet e fshat

Nga: A.SH Më: 18 janar 2021 Në ora: 00:25
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka shplaosur progarmin për Rimëkëmbjen e Kosovës.

Por ai, sonte ishte në Mollopolcë të Shtimes.

Nga atje theksoi se përkrahja e programit tonë për Rimëkëmbjen po rritet në çdo qytet e fshat.

“Përkrahja e programit tonë për Rimëkëmbjen po rritet në çdo qytet e fshat. Sonte ishim në Mollopolcë të Shtimes bashkë me kryetarin Naim Ismajli, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme në këtë komunë së bashku me kryetarin e Degës, Rrahman Jakupin, i cili po kujdeset që anëtarët tanë të punojnë pandalshëm që plani i Rimëkëmbjes të realizohet. I shoqëruar nga anëtari i kryesisë Fehmi Mujota, u pritëm më entuziazëm të madh dhe morëm zotimin e angazhimit deri në fitoren e 14 shkurtit. #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat