Fillon trajnimi i gjeneratës së 56-të të kadetëve policorë

Kosova

Fillon trajnimi i gjeneratës së 56-të të kadetëve policorë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:24
Foto

Ka filluar trajnimi i gjeneratës së 56-të të kadetëve policorë.

Përmes trajnimit, kadetët policorë marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve, thuhet në njoftimin e Plicisë, përcjellë Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Në AKSP fillon trajnimi i gjeneratës 56-të të kadetëve policor
Sot, më 18.1.2021 në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike ka filluar trajnimi i gjeneratës së 56-të, ku 207 kadetë policorë të Policisë së Kosovës kanë nënshkruar kontratën.
Kadetëve të rinj mirëseardhje ju dëshiruan stafi menaxhues nga Divizioni i Trajnimit të Policisë së Kosovës së bashku me instruktorë policorë, njëkohësisht ju dëshiruan suksese dhe i inkurajuan që të angazhohen maksimalisht në marrjen e njohurive teorike dhe praktike në mënyrë që këto njohuri të fituara t’i zbatojnë pas fillimit të punës në stacione policore.
Përmes këtij trajnimi kadetët policorë marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKSP-në do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që përcaktojnë rregullat e IKSHPK-së për mbajtjen e trajnimit/mësimit, gjatë kësaj situate të pandemisë .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat