Mbahet mbledhja e 40-të e Kuvendit Komunal

Kosova

Mbahet mbledhja e 40-të e Kuvendit Komunal

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:36
Pamje nga takimi

Kuvendi Komunal i Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, sot ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të, mbledhje në të cilën përveç pikave të rendit të ditës u ngritën dhe u diskutuan edhe shumë qështje të tjera, kryesisht lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve javën e kaluar.

Si çdo seancë tjetër edhe sot në mbledhjen e Kuvendit ishte i pranishëm kryetari i Komunës, Imri Ahmeti i cili është përgjigjur në të gjitha pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e ditës së sotme, drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani ka prezantuar raportin e shpenzimeve dhe të hyrave janar - dhjetor 2020. Drejtori Ramadani tha se përkundër të gjitha vështirësive të paraqitura nga pandemia, Komuna e Lipjanit është ndër komunat më të suksesshme sa i përket shpenzimit të buxhetit në vitin 2020.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për shqyrtim në këtë mbledhje: Propozim rregullorja për pëcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës; Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për ndërrimin e destinimit të tokës 15NR.320-61046 i datës 28.09.2028; Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit 15Nr.500-48448 i datës 30.07.2019 për miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Komunës së Lipjanit për kujdes parësor shëndetësor; Propozim vendimi për pezullimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për varrezat në fshatin Rubovc 15Nr.463-14826 i datës 04.03.2019; Propozim vendimi për plotësimin e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Llugaxhi 15Nr.463-20391 i datës 29.03.2019; Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të Komunës; Propozim vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK Lipjan; Propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete si dhe Propozim vendim për zëvendësimin e anëtarit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB-së

Po ashtu në në këtë mbledhje është aprovuar edhe Propozim vendim mbi obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak 2020, e cila ishte pikë shtesë e rendit të ditës në këtë seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat