Anulohet dënimi me burg të përjetshëm për T.L., i shqipton atë me 30 vjet burg

Kosova

Anulohet dënimi me burg të përjetshëm për T.L., i shqipton atë me 30 vjet burg

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:51
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Trimor Lalinovci, me të cilën këtij të fundit, për shkak të veprës vrasje e rëndë, dënimi me burgim të përjetshëm i është zëvendësuar me 30 vjet burg. 

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është i ashpër duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij.

Trimor Lalinovci ishte shpallur fajtor për vrasjen e kryer më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë.

Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari me dashje kishte vrarë shokun e tij, Shkodran Bytyqin, e më pas kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në Kishnapole të Gjilanit. Ai dyshohet se ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe kishte djegur kufomën e Bytyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat