Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EULOC-un

Kosova

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EULOC-un

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:54
Pamje nga takimi

Komuna e Vitisë dhe Organizata për reforma lokale EULOC, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit, përmes së cilës do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e përvojës dhe resurseve të përbashkëta.

Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e Organizatës EULOC, Melihate Osmani.

Në bazë të kësaj marrëveshje, palët dakordohen që do të kenë bashkëpunim reciprok në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes përgjatë 5 muajve të zbatimit të projektit “Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejt të politikave gjinore në Komunën e Vitisë” nga EULOC, project i financuar nga ADA (Austrian Development Cooperation) dhe Sida (Sëedish International development cooperation agency) mbështetur përmes RRMBGJ.

EULOC, përmes aktvistëve vullnetar do të monitoroj seancat e Kuvendit Komunal, komiteteve komunale me qëllim të adresimit të çështjeve gjinore në politikat dhe bugjetimit, si dhe nivelin e pjesëmarrjes së grave të kuvendit dhe komiteteve në ngritjen e çështjeve të ndryshme në vendimarrjen komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat