Mbahet seanca gjyqësore për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar

Kosova

Mbahet seanca gjyqësore për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:07
Ilustrim

HANDIKOS ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës.

Padia pra ka të bëjë me diskriminimin me të cilin përballen personat me aftësi të kufizuara për mungesë të qasjes fizike në rrugë dhe hapësira të tjera në Prishtinë.

Jashtë hapësirave përgjatë kohës sa zhvillohet seanca, do të ketë edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara të cilët me parulla në duar do të kërkojnë të drejtat e tyre.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ora 9:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat