Shtyhet për 3 shkurt seanca për rastin e hapjes së konkursit për drejtor të Policisë

Kosova

Shtyhet për 3 shkurt seanca për rastin e hapjes së konkursit për drejtor të Policisë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:05
Pamje nga gjykimi

Seanca për rastin e hapjes së konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas shkarkimit të Rashit Qalajt, është shtyrë për datën 3 shkurt.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën, avokati i Rashit Qalajt, Adem Vokshi ka thënë se tërheqë kërkesën për mbajtje të seancës në mungesë.

“Kundërpropozuesi i parë dhe ai i dytë kanë propozuar ftesat në mënyrë të rregullt. Njëra palë është ftuar më 8 janar 2021. Kurse kundërpropozuesja e dytë s’ka provë që është ftuar në mënyrë të rregullt” tha gjyqtarja e rastit.

“Tërheq propozimin e mbajtjes së seancës në mungesë” tha Vokshi.

Ndërsa, Saranda Bogaj – Sheremeti, gjyqtare tha se Gjykata merr aktvendim që seanca e radhës të caktohet më datë 3 shkurt në ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat