Rregullohet rryma në Berishë dhe largohet akulli nga rruga në Turjakë

Kosova

Rregullohet rryma në Berishë dhe largohet akulli nga rruga në Turjakë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:04
Rregullohet rryma në Berishë dhe largohet akulli nga rruga në Turjakë

Për shkak të reshjeve dhe ngricave në fshatin Berishë, janë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kabllovikut e interneti, ndërsa në fshatin Turjakë, gjithashtu si pasojë e ngricave, është krijuar sasi e madhe e akullit në rrugë, por të dy këto probleme janë evituar dhe më nuk ka probleme.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka qëndruar në këto dy vendbanime dhe është angazhuar në rregullimin e këtyre problemeve.

Në fshatin Turjakë, është krijuar akull në rrugë si pasojë e ngricave, dhe për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, është angazhuar në largimin e akullit dhe pastrimin e rrugës për të krijuar siguri në qarkullim.

Në fshatin Berishë, pothuajse në tërësi është dëmtuar rrjeti energjetik, e po ashtu edhe shërbimet e internetit dhe kabllovikut, por të gjithë këto probleme janë evituar dhe tashmë banorët e Berishë janë duke u furnizuar me këto shërbime të domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat