Reshitaj: AAK-ja do të mundësojë sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës

Kosova

Reshitaj: AAK-ja do të mundësojë sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:14
Albena Reshitaj

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka shpalosur programin e shëndetësisë nga ky subjekt politik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reshitaj në Edicionin e Analizës ka thënë ata i kanë kushtuar rëndësi të madhe planproramit të shëndetësisë për këto zgjedhje,.

“Shtylla e dytë, në kuadër të planprogramit të AAK-së, për këto zgjedhje përfshin arsimin, mirëqenien, shëndetësinë, sportin dhe pjesën sociale. Tek pjesa e mirëqenies, programin e kemi të fokusuar për shëndetësinë, ky program është punuar dhe studiuar nga ekspertë të brendshëm të AAK-së dhe ekspertë të jashtëm”.

“Me Qeverisjen e AAK-së, në dikasterin e shëndetësisë do të ketë menaxhim të mirë dhe do të trajtohen mirë shërbimet cilësore shëndetësore për qytetarët. Fokusi kyç i AAK-së do të jenë shërbimet cilësore shëndetësore për secilin qytetarë pa pagesë, pagesa e tyre do të bëhet nga tatimi. Kjo do të jetë prioritet i yni, do të analizohet kjo pjesë dhe do të implementohet”.

“Gjithashtu, kemi edhe sistemin shëndetësor informativ, ne do ta funksionalizojmë këtë sistem, për shkak se nga ky rrjedhin hallkat tjera, ajo është një bazë e të dhënave që mbledh dhe sistematizon të gjitha nevojat shëndetësore në vend”.

Reshitaj ka deklaruar se do të ofrojnë sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, nëse do të jenë pjesë e Qeverisë.

“Pos, sistemit shëndetësor informativ, ne e kemi planifikuar edhe sistemin e menaxhimit financiar, kur ky sistem të jetë funksional do të kemi mundësi të dimë se ku ka nevojë për financa në shëndetësinë e Kosovës. Në kuadër të këtij sistemi një çështje shumë e rëndësishme është sigurimi shëndetësor. Sigurimet shëndetësore janë tentativë e jona, ne do të mundësojmë sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët. Jemi një nga vendet e pakta në botë që nuk kemi sigurime shëndetësore”.

Ajo ka theksuar se ata kanë planifikuar që të investojnë duke u bazuar në piramidën shëndetësore, duke thënë se do të punojnë nga baza dhe më lartë.

“Ne jemi bazuar në piramidën shëndetësore, do të fillojmë nga një bazë e gjerë, do të fillojmë prej shërbimit parësore shëndetësore, duke vazhduar në burime njerëzore dhe teknologji. Kjo deri tani në Kosovë nuk është praktikuar të punohet nga baza, por ka qenë nga koka deri tek këmbët. Ne konsiderojmë se duhet të bëhet avancimi i shërbimeve primare”.

“Po ashtu do të punojmë edhe në spitalet rajonale ku do të bëjmë investime në infrastrukturë dhe në staf shëndetësor. Gjithashtu, mendojmë që të bëjmë edhe një Qendër Klinike Universitare në Prizren, pos kësaj në Prishtinë”, ka thënë Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat