Kryetari Bulliqi priti në takim nënkryetarin e Komunës së Vushtrrisë

Kosova

Kryetari Bulliqi priti në takim nënkryetarin e Komunës së Vushtrrisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:41
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Nënkryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Besim Muzaqi, i cili shoqërohej nga katër anëtarë të Ekzekutivit të Vushtrrisë.

Në takimin e sotëm mysafirët nga Komuna e Vushtrrisë, e uruan kryetarin Bulliqi për detyrën e re në krye të Komunës dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë me përvojën e tyre.

"Gjatë takimit shkëmbyem ide dhe eksperienca për të rritur performancën në dobi të qytetarëve" , tha kryetari Bulliqi.

Me këtë rast kryetari Bulliqi prezantoi punët që janë duke u realizuar në komunën tonë. Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit mes dy komunave tona.

Kryetari Bulliqi dhe delegacioni i Komunës së Vushtrrisë u zotuam që do të thellojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve.

Në takimin me mysafirët nga Komuna e Vushtrrisë ishin të pranishëm edhe drejtori i Inspeksionit, Ajet Potera, dhe zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat