Komuna dhe KBI në Malishevë nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2021

Kosova

Komuna dhe KBI në Malishevë nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2021

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:37
Pamje nga takimi

Sot, Komuna e Malishevës e përfaqësuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, i përfaqësuar nga kryetari i këshillit hoxhë Sead Paçarizi, e kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Malishevës, për vitin 2021.

Paraprakisht, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka marrë vendim për vazhdimin e mbulimit të shpenzimeve për vitin 2021.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeve, ka thënë se “jemi ndër komunat e para në vend që kemi filluar dhe po vazhdojmë me mbulimin e shpenzimeve për rastet e varrimit”.

Ndërsa kreu i KBI në Malishevë, hoxhë Sead Paçarizi, gjithashtu është shprehur “i kënaqur me këtë veprim të Komunës së Malishevës, pasi është diçka humane dhe krijon lehtësim për familjarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat