Selimi: Vendimin e KQZ-së duhet ta respektojmë, çështja e dënimeve duhet të qartësohet

Kosova

Selimi: Vendimin e KQZ-së duhet ta respektojmë, çështja e dënimeve duhet të qartësohet

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:01
Selim Selimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk kanë arritur të marrin certifikimin e listave zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë që vendimi i KQZ-së duhet të respektohet por sipas tij, PZAP dhe Supremja janë dy hapa që janë të mjaftueshëm për të konsumuar të drejtën e ankimimit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese juridikisht është vendim i çuditshëm, pasi ka shkaktuar disa paqartësi të cilat edhe e kanë vështirësuar krizën. Politikisht ka qenë i mirë, pasi është kthyer vendimmarrja te sovrani. Çështja e vendimmarrjes në KQZ është me votë, por për të votuar në mënyrë të drejtë pasi anëtarët e KQZ-së nuk janë profesionistë të fushës së drejtësisë, ata duhet të jenë mirë të informuar dhe për të qenë të tillë, duhet të kenë materiale të cilat i prodhon zyra ligjore”.

Selimi në Edicionin e Analizës ka thënë që çështja e dënimeve sipas tij, do të duhej të shpejgohet më shumë.

“Moscertifikimi i këtyre listave, momentalisht është bërë në një fazë që kish qenë mirë të pritet pas një shpjegimi që është dashur t’i ipet anëtarëve të KQZ-së, për çështjen e listave dhe për çështjen e dënimeve”.

“Për çështjen e dënimeve, e kemi një paqartësi pasi Gjykata Kushtetuese thotë i dënuar; është një vendim i Gjykatës Supreme e cila i ndan dënimet dhe mendoj që kjo është dashur që të shpjegohet më në detaje, pasi parimi i të drejtës për të zgjedhur është parim absolut që i takon secilit”.

“Sot është dashur që të konsumohet më në detaje çështja e dënimeve, pasi ekziston një mori dënimesh (me burg efektiv, alternative) dhe pasi ligji i parasheh tërë këtë mori të dënimeve. Është indikator i mjaftueshëm për të treguar që dënimi nuk është fjalë e përgjithshme, që mund të përdoret si kallyp në çdo situatë dhe mendoj që ky qartësim është i domosdoshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat