7 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Kosova

7 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:05
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 7 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 11 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me kontaktet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 692 persona, prej tyre 538 persona janë shëruar, 41 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 113 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat