Osmani dhe Vitia te spitali “Lindja”: Shëndeti i qytetarëve, mbi të gjitha, ta orientojmë krejt dhe drejt arritjes së këtij qëllimi

Kosova

Osmani dhe Vitia te spitali “Lindja”: Shëndeti i qytetarëve, mbi të gjitha, ta orientojmë krejt dhe drejt arritjes së këtij qëllimi

Nga: A.SH Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:17
Vjosa Osmani dhe Arben Vitia

Kanditatët për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani dhe Arben Vitia dje kishin bërë vizitë te spitali “Lindja”.

“Shëndetësia dhe shëndeti i të gjithë qytetarëve, i nënave dhe fëmijëve, janë mbi të gjitha, prandaj rimëkëmbjen duhet ta orientojmë #KREJTdheDREJT arritjes së këtij qëllimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

Aty ku lind jeta, lind shpresa!

E shpresa që e ardhmja do të jetë më e mirë, është më e madhe se kurrë. Çdo gjë që bëjmë sot, ndikon të tashmen dhe të ardhmen e jetëve të sapolindura. Atyre, ne iu detyrohemi një jetë të shëndtshme, të sigurt e me mirëqenie të plotë.

Dje, në Spitalin ‘Lindja’, rilindëm edhe ne!

Brishtësia e pastërtia e jetëve të njoma na dhuroi aq shumë motiv për të vazhduar rrugën që e kemi nisur, e përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit mjekësor na dëshmoi qē vullneti për punë të mirë nuk mungon. Shëndetësia dhe shëndeti i të gjithë qytetarëve, i nënave dhe fëmijëve, janë mbi të gjitha, prandaj rimëkëmbjen duhet ta orientojmë #KREJTdheDREJT arritjes së këtij qëllimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat