Lladrovci për Kastratin: Kontribues i kauzave atdhetare në opinion

Kosova

Lladrovci për Kastratin: Kontribues i kauzave atdhetare në opinion

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:13
Ramiz Lladrovci dhe Ardian Kastrati

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kandidati për deputet i PDK-së, Ardian Kastrati është kontribues i kauzave atdhetare në opinion.

Postimi i plotë:

Prof. Ardian Kastrati, i jep vlerë kandidatëve të listës së PDK-së në Drenas, jo vetëm me kompetencën e tij si intelektual dhe njohës i rrethanave politike, por edhe si kontribues i kauzave atdhetare në opinionin qytetar dhe akademik.

Përfaqësimi i bastionit të PDK-së me personalitete si Ardiani, është rrugë e mirë e rikthimit të kontribuesve për të dhënë në të ardhmen për Drenasin, Drenicën dhe Kosovën.

Suksese Prof. Ardian Kastrati!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat