Idrizi: PDK-ja në programin e rimëkëmbjes do të ketë në fokus përkrahjen e grave dhe vajzave

Kosova

Idrizi: PDK-ja në programin e rimëkëmbjes do të ketë në fokus përkrahjen e grave dhe vajzave

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:49
Valdete Idrizi

Valdete Idrizi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka treguar për aktivisten Xhyla Haziri, e cila është me zemër të madhe, një grua plot mirësi e vullnet për të bërë punë të mira për shoqërinë, dhe përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Postimi i saj:

Xhyla, që nga fillimi i pandemisë, në kioskën e saj të vogël, me plot dashuri ka çepë maska dhe të njejtat iu ka dhuru qytetarëve, institucioneve dhe kujtdo që ka pasë nevojë për to. Edhe atëherë kur dikush ka dashtë të kontribuoj dhe të paguaj maskat, ajo ato mjete i ka dhënë nënave vetëushqyese e që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Kioska e Xhylës është e hapur çdo ditë, edhe të dielave! Xhylën e kemi shembull se si gruaja ndihmon gruan, dhe të tjerët në nevojë. Partia Demokeatike e Kosovës, në programin e rimëkëmbjes do të ketë në fokus përkrahjen e grave dhe vajzave, që janë shtylla kyçe e shtetit!

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeministër

#ValdeteIdrizi21

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat