Komuna e Drenasit jep njoftim lidhur me ujin e pijshëm

Kosova

Komuna e Drenasit jep njoftim lidhur me ujin e pijshëm

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:06
Komuna e Drenasit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton qytetarët se ç’rregullimi i furnizimit me ujë të pijshëm po ndodh për shkak të turbullirave që kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (ITUP Shkabaj).

Si shkak i kësaj, kompania ka njoftuar se është shkaktuar turbullirë në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

“Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. Kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptim", thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat