Punëtorët shëndetësorë protestojnë në veri: Ndaloni gjuetinë ndaj mantelbardhëve

Kosova

Punëtorët shëndetësorë protestojnë në veri: Ndaloni gjuetinë ndaj mantelbardhëve

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga protesta

Punëtorët e institucioneve shëndetësore në veri të Kosovës protestuan sot para ndërtesës së Prokurorisë Themelore në veri të Mitrovicës, të pakënaqur me siç i cilësojnë “veprimet e autoriteteve në Prishtinë mbi sistemin shëndetësor që funksionon brenda Serbisë”.

Në të njëjtën kohë, ata dërguan një letër proteste për shkak të siç thanë ” arrestimit dhe marrjes në pyetje të kolegëve të tyre”.

Marshi i sotëm protesutes siç deklaruan ata, synon të tërheqë vëmendjen e publikut vendas dhe ndërkombëtar “për faktin se mjekët i janë nënshtruar dhunës sistematike dhe veprimeve që synojnë parandalimin e tyre nga kryerja e detyrave të tyre, duke ndihmuar dhe trajtuar qytetarë të të gjitha kombësive”.

“Arsyeja e tubimit të sotëm është dhuna e individëve ndaj punonjësve tanë shëndetësorë, kryesisht kundër mjekëve tanë, si dhe ndërhyrja ilegale në institucionet e drejtuara nga shteti i Serbisë, domethënë Ministria jonë e Shëndetësisë”, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në veri, Zlatan Elek.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi më 20 janar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke mbledhur informacion në lidhje me futjen e mundshme të paligjshme të vaksinave ndaj koronavirusit në veri të Kosovës.

Në këtë drejtim, sot, punonjësit e shëndetësisë i dërguan një kërkesë kësaj prokurorie për të pezulluar siç i quajtën ata “proceset e montuara”.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme dhe çnjerëzore në mes të një pandemie, kur na duhen të gjitha burimet njerëzore dhe materiale për të mposhtur COVID-19, për të arrestuar kolegët tanë si kriminelë dhe për t’i marrë në pyetje për betejën për të shpëtuar jetë dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.” Policia e armatosur po hyn në spitalet tona, duke kërcënuar mjekët dhe pacientët, duke kërkuar dhe përshkruar ilaçe”, thuhet në letër, raporton Radio Kontakt Plus.

Një apel iu dërgua përfaqësuesve ndërkombëtarë, kryesisht nga Bashkimi Evropian, si në Prishtinë dhe Bruksel, por edhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, KFOR-it, ambasadorëve të vendeve të Quintit, për të reaguar dhe ndaluar, siç theksohet, “gjuetinë ndaj mantelbardhëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat